Shpallje

Një zjarr i madh që ka pushtuar pyllin e Darëzezës në Fier është duke u përhapur me shpejtësi të madhe duke djegur mbi 15 hektarë pisha në këtë zonë.

Flakët e zjarrit favorizohen nga era e fortë duke përparuar me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit por është kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e afërta Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.