Shpallje

Media dhe opinioni publik është tronditur nga skenat e rënda që kanë dal nëpër rrjete sociale e kudo për vrasjen e shqiptarit Albert Bako në burgun grek Koridhalo.

Një nga burgjet famëkeqe në të cilin ndodhen me dhjetra shqiptar që vuajnë dënimet.

Pamjet ngjarjes së janarit kanë dal këto ditë publikisht në media ku vihet re mos reagimi i gardianëve të burgut për të shpëtuar shqiptarin që goditet barbarisht me thikë.

Muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, 26 vdekje të dënuarish për shkaqe të ndryshme dhe dhjetëra plagosje, disa prej të cilëve shqiptarë.

Sigurisht për ngjarje të tilla duhet një reagim i fortë dhe i ashpër i diplomacisë shqiptare e cila me qendrimin e saj duhet t’i dal krah bashkëkombasve kudo ndodhen, duke ruajtur e mbrojtur kështu jetët e tyre.

Pamjet e shpërndara kudo vënë në dukje neglizhencën nga ana e organeve të rendit për të ndërhyrë e për të shpëtuar jetën e shqiptarit.