Shpallje

Ministri kosovar i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka sqaruar atë se çfarë ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, e cila po i zhvillon punimet në Tiranë. Ai tha se pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, por sipas tij, protokolli që ka diktuar OKB caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Ministri kosovar pohoi se në rast se flitet për samit klime në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë kuptim që shteti i Kosovës të jetë i përjashtuar nga ky event. Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se e gjitha ajo që ndodhi në samit, kishte të bënte me protokollin që ka caktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, që Kosova të jetë e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut, gjë e cila për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më. Ne e kemi shfrytëzuar këtë takim që të kërkojmë mbështetje nga donatorët e fuqishëm.  Ne do të vijojmë që në mënyrë bilaterale me donatorët të bisedojmë dhe të paraqesim projekte konkrete për mjedisin”, tha Matoshi.