Shpallje

Se ka futbollistë të Kosovës gjithandej nëpër botë, nuk ka dyshim, dhe se një prej yjeve në ngritje është edhe futbollisti Denis Tara.

Futbollisti 15 vjeçar Denis Tara, është familjarisht nga Kosova por i lindur në Lubjanë të Sllovenisë, dhe që nga fëmijëria luan futboll në Slloveni.

Në trajnimet e para Denisi ka treguar telant të lartë, dhe mëpastaj gjithnjë ka luajtur në radhët e para të ekipeve.

Si U9 ka luajtur në klubin slloven NK Slovan, kurse tani Denisi mbron ngjyrat e klubit futbollistik NK Šmartno.

Tani e disa muaj Denis Tara është duke pranuar oferta nga menagjerë të ndryshëm që të plasohet në ekipet e ligave të Evropës përendimore, dhe së shpejti mund të pritet edhe ndonje transferim, por ëndërr themelore për Denisin është që talentin e tij ta shpalos e të jap kontributin e tij duke u angazhuar si futbollist në përfaqësuesen e Kosovës./GazetaOra.com

Denis Tara