Shpallje

Vettingu në këtë fazë ka prioritet drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive. Pas një hetimi të thelluar nga KPK, ata do të njihen me rezultatin, nga i cili do do të varet e ardhmja e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të gjykatave dhe prokurorëve janë  konstatuar me probleme dhe si të tillë janë shkarkuar.

Ka pasur raste që kanë kaluar në raundin e parë por që janë shkarkuar në shkallën e dytë të Vettingut, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Pa kaluar ende në Vetting nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë është kreu i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta.

Ky i fundit pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme. Emri i tij nuk rezulton i lakuar në afera korruptive apo si i përfshirë në çështje të dyshimta.

Nga një vëzhgim i bërë nga CNA mbi pasurinë e porkurorit Hysni Keta, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se familjarisht janë të punësuar në shtet.

Bashkëshortja, Majlinda ish Drejtoresha e Arsimit në Tiranë, punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës. Ndërsa djali, Joni Keta, fillimisht ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës dhe më vonë është zhvendosur në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Në vitin 2003 në deklaratën e pasurisë fillestare, prokurori Keta ka deklaruar dy shtëpi. Një shtëpi trekatëshe në Tiranë,  që sipas tij është ndërtuar më të ardhura nga puna si avokat, në një truall të trashëguar nga babai.

Dhe një shtëpi banimi me sipërfaqe 120 metër katror, që sipas tij është ndërtuar me kursime familjare.

Në vitin 2004 ai deklaron vetëm të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa në vitin  2005, ka blerë dy makina.

Një autoveturë Landrover që ka kushtuar  5 05O dollarë amerikanë si dhe jë autoveturë Golf, për bashkëshorten që ka kushtuar 20 000 dollarë.  Por, ai nuk është ndalur këtu me blerjen e makinave, pasi ka blerë dhe Golf 4 në shumën 10 000 euro, të cilën e ka marrë kredi.

Në vitin 2006 ai ka deklaruar të ardhura nga shtëpia e lëshuar me qiranë shumën 1 380 000 lekë, në vitet 2007 dhe 2008 nuk ka ndryshim pasurie. Në vitin 2009, shlyer tërësisht kredinë prej 10 000 euro të marrë në vitin 2005.

Në vitin 2010, janë shtuar edhe të ardhurat e djalit nga si oficer i Policisë Gjyqësore, Tiranë, 300 000 lekë. Po në të njëjtin vit, bashkëshortja e tij ka marrë një kredi me vlerë 500 000 lekë.

Në vitin  2011, deklaron 2 000 000 lekë kursime, në vitin 2012, 2013, 2014 dhe 2015 kursimet janë në shumën, 1 500 000 lekë. Në vitin 2012, djali ka nisur punë tek Krimet e Rënda dhe paga e deklaruar është më e lartë. Ajo shkon  856 800 lekë.

Ndërsa në vitin 2016 ai ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe bashkëshortes.

Viti 2003, deklarata fillestare

Shtëpi banimi me sipërfaqe 60 metër katror, e përfituar nga trashëgimia.

Shtëpi banimi me sipërfaqe 120 metër katror,ndërtim me kursime familjare.

Autovetura Volvo, blerë me kursime familjare.

Viti 2004

Paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 500 000 lekë.

Paga e bashkëshortes në Drejtorinë Arsimore, Tiranë, 540 000 lekë.

Viti 2005

Ka blerë një autovetirë Landrover 5 05O dollarë amerikanë.

Ka blerë një autoveturë Golf, për bashkëshorten 20 000 dollarë.

Ka shitur autovetirën Volvo, 1 000 dollarë.

Paga nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 500 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, Drejtoria Arsimore, Tiranë,  540 000 lekë.

Kredi për blerje makine, Golf 4 në shumën 10 000 euro.

Viti 2006

Pagesa nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 574 230 lekë.

Të ardhura nga shtëpia e lëshuar me qira gjatë vitit 2006, në shumën 1 380 000 lekë.

Viti 2007

Paga nga Prokuroria e Përgjithshme,1 642  375 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 18073 19 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 157 206 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga botimet  e lëndëve, 600 000 lekë.

Viti 2009

Kursime nga paga për vitin 2009, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme,1 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe nga projekte dhe botime të ndryshme, 1 350 000 lekë.

Ka shkyer kredinë prej 10 000 euro të marrë në vitin 2005 për blerjen e një makine.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 932 514 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe nga projekte dhe botime të ndryshme, 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, Tiranë, 300 000 lekë.

Kredi me vlerë 500 000 lekë, me afat 5 vjeçar në emër të bashkëshortes. Me këst mujor shlyerje 125 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga paga, 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 779, 791 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe nga projekte dhe botime të ndryshme, 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, Tiranë, 300 000 lekë.

Viti 2012

Kursime nga paga, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme,1 791 991 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si pedagoge në UT, 819 312 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, në Prokurorinë për Krime të Rënda, 856 800 lekë.

Viti 2013

Kursime nga paga, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 723 486 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si pedagoge në UT , 819, 312 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, në Prokurorinë për Krime të Rënda, 799 797 lekë.

Viti 2014

Kursime, nga paga, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 2 308 310 90 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si pedagoge në UT,  1 031 662 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, në Prokurorinë për Krime të Rënda, 919 525 lekë.

Viti 2015

Kursime nga pagat,  150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 730 404 93 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si pedagoge në UT,  1 202 694 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si oficer i Policisë Gjyqësore, në Prokurorinë për Krime të Rënda,976 564 lekë.

Viti 2016

Godinë banimi, me sipërfaqe 60 metër katror, tre kate, në Tiranë, ndërtuar në vitet 2996 -2003 me të ardhurat si avokat, në truallin e trashëguar nga babai.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 730  404 93 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si pedagoge në UT,  1 202 694 lekë.