Shpallje


Mbrëmjen e së hënës në emisionin Debati nga Roland Qafoku në Channel One u vunë re situata të tensionuara dhe shpesh herë tepër të agravuara.

Teksa flisnin për fatin e zgjedhjeve dhe funksionimin e demokracisë në vend, si kërkesë e opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, ka pasur dhe një reagim live në emision nga gazetari Marjon Gorica.

Gorica u shpreh përballë debatit në studio se, çfarë demokracie kërkon PD kur përjashton apo selekton mediat?

Në këtë mënyrë ai ka treguar ngjarjen me tē cilën është përballur:

“Çfarë demokracie kërkon PD-ja kur heq nga grupi i komunikimit me mediat numrin e redaksisë sime vetëm se më panë duke mbrojtur një institucion, ja pra kjo është opozita që po degdis si mos më keq politikën në vend”, u shpreh ai.