Shpallje

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot.

Njoftimi është bërë i ditur policia.

Ata raportojnë se në vendin e quajtur kryqëzimi i Treshit, mjeti me drejtues shtetasin Z.K.,58 vjeç, banues në Mirditë është përplasur me motorin,  me drejtues shtetasin L.D. 32 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjer shtetasi D.P.,21 vjeç,banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit motor dhe pasagjeri,të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.