Shpallje

Një grua e moshës 70 vjec, u gjet e mbytur në plazhin e Durrësit ditën e sotme, pranë lagjes 13.

Sipas njoftimit nga policia e qyteti bregdetar zonja është ende e pa identifikuar, ndaj jepen disa detaje të përshkrimit të viktimës, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune – thotë policia teksa shton se po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.