Shpallje

Kriza politike në vend ka detyruar ambasadorin Luigi Soreca të zhvilloj një mbledhje me aleatët e Lulzim Bashës ditën e nesërme.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka thirrur të enjten në një takim aleatët e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi do të nisë në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike.

“Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”-thuhet në njoftim.