Shpallje

Nga Marjon Gorica

Nuk bëj avokatin e askujt, e as që do ta bëja sidomos për çështje të tilla por marr shkas të reagoj kur shoh një llum intrigash, komentesh, postimesh në disa faqe Facebook-u ndaj kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i emëruar vetëm pak kohë më parë në këtë detyrë.

Z.Hetoja është një individë që e njoh në distancë, i cili besoj se me profesionalizmin që ka do të arrij të sjell një ndryshim rrënjësor në AKU, institucion i cili ndër vite u shndërrua në një çerdhe intrigash, gjobëvëniesh për interesa personale të ish drejtorëve të PDIU e partive të tjera të vogla.

Sigurisht që çdo kujt prej nesh i intereson siguria ushqimore, aq më tepër mua si individ i cili e kam ngritur shpesh herë zërin ndaj padrejtësive që bëhen, duke marr dhe mesazhe nga të tjerët që fyejn dinjitetin dhe integritetin tim si gazetar.

Nga njerëz të cilët ende nuk e kanë kuptuar detyrën e një gazetari, por jo si këta gjobaxhinjë gazetar të cilët për interesa të dikujt mundohen ti hedhin llumë personalitetit të një profesori të nderuar i cili është i denjë për detyrën që ka, e këtë se them vetëm unë, por ata individë të cilët vërtet punojnë me përkushtim në AKU

Në pak javë pune në AKU në një institucion që ka nevojë për një riformatim rrënjësor në çdo hallkë të tij, nuk mundet kurrë se si që sot disa faqe online të quajtura portale të përdorin këtë gjuhë ndaj tij.

A është kaq e lehtë të rikuperosh një institucion që fundi i së cilit ende nuk gjendet?!

Një institucion pa reforma ndër vite, por i përdorur nga disa parti politike për mbajtje të elektoratit të saj.

Është koha që të gjithë të mendojmë e të jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk rikuperohet menjëherë, pasi problemet nuk lindën sot, po janë të trashëguara ndër vite, e për fat të keq na kanë sjell në këtë gjendje në të cilën ndodhemi sot…

Mora shkas për këtë reagim për vetë faktin që besoj se siguria ushqimore do të rritet me ardhjen në detyrë të z.Agron Hetoja, e sigurisht probleme të shfaqura mediatikisht kohët e fundit për perimet dhe frutat të modifikuara gjenetikisht të marrin fund njëherë e mirë.