Shpallje

Një prej të arrestuarëve për grabitjen në Rinas është penduar, duke deklaruar në polici dhe emrat e bashkëpunëtorëve të tij.

Policia ka rritur që të arrestojë autorin e dytë të grabitjes në Rinas në datë 9 Prill. Ai është Elton Pikli nga Kruja 32-vjeç, i arrestuar nga policia bullgare dhe i dorëzuar në pikën kufitare në Qafë Thanë.

Policia e Shtetit njofton se ai “është prangosur mbrëmë në mesnatë, i dyshuar si një prej autorëve”. 32-vjeçari punon si kasap në Krujë. Pas grabitjes ai mësohet se është arratisur për në Bullgari, ndërsa mbrëmjen e para dy ditëve është arrestuar nga policia bullgare dhe është sjellë në deri në Qafë Thanë, ku është marrë në dorëzim nga pala shqiptare. Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes duke e fundosur. Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Krujë, por nuk janë gjetur as armë dhe as para. Kasapi është fqinj me Dash Kupën (i arrestuar në 2017 për vjedhjen e blindit me para në autostdradë), ata kanë lindur në të njëjtën lagje në Krujë. Para dy ditësh u arrestua Oltion Veseli, ndërsa dje Elton Pikli, të dy nga Kruja, autorë të dyshuar të grabitjes në Rinas. Me arrestimin e fundit shkon në pesë numri i personave të kapur (dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë), ndërsa shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha. Hetimet për autorët e tjerë janë duke u kryer edhe me autoritetet bullgare, pasi dyshohet se Bullgaria ishte një ndër bazat e Aleks Pepës, një prej të kërkuarve për grabitjen e parë brenda aeroportit të Rinasit në 2016.