Shpallje

Ka ndëruar jetë efektivi shqiptar major Klodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në Letoni. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

Major Klodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!🇦🇱”-shkruan Xhacka.

Major Tanushi u largua duke lënë pas tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Ministrja Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ushtarakut, i cili për fat të keq nuk fitoi do betejën me jetën.

Sot kolegia e tij, ushtarakja Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit si dëshmore e atdheut, pasi humbi jetën në kampin “Adazi” katër ditë më parë si pasojë e shpërthimit të një mine.