Shpallje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa të forta sigurie për mbrojtjen e konsumatorit. Së fundmi janë zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin e vendit për të siguruar që produktet që konsumon çdo qytetar të jenë të sigurta dhe brenda standarteve. AKU ka treguar përmes një deklarate konstatimet lidhur me 2 kontrollet e fundit të saj, specifikisht në Tiranë dhe Korçë ku ka bllokuar vaj luledielli dhe mish që ishin jashtë standarteve.

Deklarata e plotë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ne bashkepunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me qëllim garantimin e sigurisë së ushqimit që u shërbehet nje kategorie specifike konsumatori, ka ndërmarrë dy kontrolle zyrtare:

Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU Korcë ka kontrolluar një ngarkese mishi prej 209 kg ne nje subjekt i kontraktuar ler furnizimin e IEVP Drenove, Korce. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se nje pjese e ngarkeses me kete produkt ne sasine 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) te stabilimenrit ku ishte kryer therja dhe nuk shoqerohej me dokumentacionin perkates (certifikata veterinare) sic përcakton legjislacioni në fuqi.
Ndaj subjektit për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar” u mor masa “administrative gjobë” në masën 100 000 (njeqindmije) Lek, si dhe masa administartive “bllokim” për 88 kg mish vici për asgjesim.

Trupat inspektuese te Drejtorise Ranonale te AKU Tirane kane marre mostra per kontroll zyrtar per nje parti mall (2028 lt Vaj Luledielli ne limitet e afatit te skadences) qe furnizohej nga DPRMSH per IEVP Tirane.
Analizimi i mostrave te marra rezultoi me treguesit fiziko-kimik (numri i peroksideve) mbi normen e lejuar dhe si rrjedhoje kjo parti malli prej 2028 lt Vaj Luledielli eshte bllokuar ne subjekt pasi eshte pasigurte per konsum human dhe subjekti eshte detyruar te ndjeke procedurat e metejshme te agjesimit.