Shpallje

Sot duket dhe qielli nën trysni, renkon për ndotjen e ajrit, tokes, frymës dhe gjithësisë,për një popull që po lëngon në tmerrin e servirur nga politika e mbrapshtë, dhe si duket nuk ka të sosur!
Është një copëz diell i fshehur mes reve qiellore dhe përton ti lëshoje rrezet mbi ne?!
E diela që duhet jetë ditë pushimi, kënaqësie , të rrethohesh pranë familjes tënde në lumturi,nuk të lejon mendimi i rendë nga pesha e ditës së djeshme dhe e 30 viteve demokraci absurde, mbi këtë popull të masakruar në pafundësi….
E ngado ti kthesh syte:
Sheh politikan të majmur, dinakë, edepsez, të pabesë , hileqar, mashtrues, që promovojnë sojin e sorollopin e tyre vetëm e vetëm që të jenë përjetësisht aty faktor politik ,
ose përballesh me Politikan injorant dhe klloun të ardhur rishtas për shkak të keqdashësisë që po mbjellin lidërat e “fortë” që duan “unin”, e për asnjë çast nuk bënë Politikë paqësore e me diplomaci të rafinuar për këtë vend të vogël, por të bukur nga natyra, nuk u ngritën njëhere asnjë prej tyre në nivel shtetari të vertet larg interesave vetjake…
Ndaj sot s’ka shqiptar që nuk i rëndon mbi supet e tij kjo situatë amorfe e krijuar nga Politika,një e diele aspak e lehtë pas atyre ngjarjeve që gjithë televizionet na afruan me zë e figurë .
Asnjë nga ne nuk është sot në paqe, edhe pse heshtja duket se ka pushtuar vendin e mendimet tona…….