Shpallje

Zbulohen detaje për protestën e 5-të  kombëtare të opozitës e cila do të mbahet pas disa orësh. Partia Demokratike thekson se tubimi i sotëm, ndryshe nga herët e tjera do të jetë një marshim kundër qeverisë Rama.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Protesta e sotme, sipas burimeve, do te behet ne mungese te sekretarit organizativ te PD, Sahit Dollapi, i cili sipas PD, po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

“Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë,  siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve”, thekson PD.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”– thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.