Shpallje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh për të gjithë shtetasit e saj të cilët ndodhen në vendin tonë. Në mesazh bëhet thirrje për kujdes gjatë ditëve që ka protesta me qëllim mos pasjen e ndonjë incidenti apo ngjarje të mundeshme.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni” është njoftimi i ambasadës për shtetasit e saj.