Shpallje

Nga Marjon Gorica

Rezidenca Studentore Universitare Nr.2 është duke prekur dita ditës ndryshime të rëndësishme cilësore në hapësirën e bashkëjetesës sociale. Një mungesë vëmendje e theksuar ndër vite ndaj këtij insititucioni si pasojë e neglizhencës nga ana drejtuese e organizuese e tij bëri që studentët për shumë kohë të hasnin probleme në aspektet infrastrukuturore apo kushteve të mjediseve të të tjera në shërbim të mirëqenies së tyre.

RSU2 si një institucion në shërbim të studentëve duhet të ketë një tjetër qasje, me kushte bashkëkohore për t’ju përshtatur kohës në të cilën jetojmë, e sot më dukshëm se kurrë kjo gjë po arrihet falë drejtimit të denjë nga një person energjik, plotë ide dhe e prirur për të ndryshuar e përmirësuar pozitivisht problemet në godinat akomoduese. Ka ardhur koha që të rinjtë e akomoduar në to, të ndihen të plotësuar me të gjitha kushtet e nevojshme dhe hapësirat që i duhen një studenti për tu ndjerë komfort për tu socializuar me njëri-tjetrin, dhe për të pasur kushte të përshtatshme gjatë periudhës së studimeve.

Shpesh Shqipëria është mësuar që lëvizjet gjallëruese të institucioneve të “fjetura” deri në një moment të caktuar të komentohen e shpesh të sulmohen, por puna konkrete shihet e preket çdo ditë nga studentët, stafi dhe të gjithë të interesuarit për këto mjedise.

Sigurisht që sot #RSU2 nuk është në nivelet maksimale, pasi dhe aspiratat e drejtueses dhe stafit organizativ janë të larta, por duket se ky institucion është në rrugën e duhur për të arritur atje ku duhet e për të përmirësuar një orë e më parë situatën e lënë pas nga të tjerët.

I gjithë ky proces rikuperimi implementohet mes të tjerash, për t’i dhënë emër dhe për ti rritur cilësinë një institucioni i cili deri dje fatkeqësisht njihej vetëm nga studentët, ndërkohë sot jo vetëm njihet nga një pjesë e madhe e shoqërisë sonë, por gëzon edhe emrin dhe dinjitetin që i përket. E gjitha kjo falë një pune të përkushtuar të Drejtoreshës së Përgjithshme znj.Zhanina Dapi e cila me ardhjen në krye këtij institucioni është duke shndërruar pozitivisht një rezidencë për ta bërë si një familje harmonike mes studentëve dhe stafit.