Shpallje

Nga Marjon Gorica

Prej vitesh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ishte kthyer në një institucion famë keq për këdo që e dëgjontë apo njihte.  Sigurisht është një prej institucioneve më të rëndësishme për këdo nga ne, madje dhe për ata të cilët e kanë drejtuar ndër vite por që fatkeqësisht ranë viktima të disa individëve dhe e degraduan sigurinë ushqimore si mos më keq duke mos llogaritur që sot përvec se nuk janë në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm konsumojnë ato produkte të cilat vetë i lanë ndër vite të tregtoheshin e të hynin në tregun vendas.

Unë jam një gazetar dhe rriskun në sigurinë ushqimore e shoh me aq sa mundem me llogjikën e një konsumatori e referuar njohurive të mia, ndërkohë sot situata është gjendur shumë herë më keq.

Shpesh herë në punën time kam ngritur zërin për këtë institucion, për shkeljet e rënda që drejtues të përgjithshëm të AKU kanë bërë, kam ngritur zërin për individë të cilët fatkeqësisht ndodhen dhe sot në këtë institucion duke u munduar të na përballin dhe me kushte jo të mira në lidhje me ato c’ka konsumojmë.

Ardhja në krye të këtij autoriteti i z.Agron Hetoja, si një personalitet i njohur dhe mirë menaxhues i institucioneve ka bërë që sot në kaq pak muaj të kemi një numër të madh masash, konfiskimesh, kthime në vendin e origjinës, ndalim të tregtimit të produkteve të cilat ne na dëmtojnë organizmin, ndalim e penalitete për tregtim nga kompani të mëdha e me emër  në vend të cilat fatkeqësisht në këto vite kanë pasur vetëm emrin e jo produktet.

Por nga hynë këto produkte?
Si u tregtuan në Shqipëri?
Si merr mundimin një subjekt të tentoj ende të fusi produkte nga jashtë vendit, jashtë cdo norme?

 Cdo pyetje e ka një përgjigje, e përgjigjja është mëse e qartë, deri më sot në Shqipëri ky autoritet ka qënë vetëm bankomati i disa partive të vogla të cilat për interesa kryetarësh janë përdorur për të arritur atje ku kanë dashur, ndërkohë sot kemi këto pasoja që këta individë kanë sjell.

Sigurisht që sot AKU nuk është në ditët më të mira të saj, pasi misioni dhe aspirata që z.Hetoja ka shfaqur kërkon nivele akoma më maksimale, por duket që ky institucion është në rrugën e duhur për të arritur atje ku duhet e për të përmirësuar një orë e më parë atë që të tjerët lanë pas.

Finalizimi me sukses kudo në Shqipëri i cdo aksioni është një ogur i mirë për qytetarët e për këtë institucion, pasi vetëm kështu ne konsumatorët jemi më të vetëdijshëm në ato c’ka konsumojmë e më të sigurt që denoncimet tona do të merren për bazë.