Shpallje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr masa të forta për rritjen e sigurisë ushqimore. Së fundmi paralelisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, ky institucion po vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqiperisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.

Njoftimi zyrtar:

Nga kontrollet e ushtruara me date 17 Maj 2019 rezulton se:

  1. ngarkesa me kafshe te gjalla te ardhura nga Serbia (42 krerë vica për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së  Dermatozës Nodulare sic percaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe ne bashkepunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e ketyre kafsheve te gjalla në rregjim karantinor (21 dite) perpara se te futen ne proces therje.
  2. ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në  Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit per tu përdorur pee konsum human dhe industrine ushqimore ne Shqiperi u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmeria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6). Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe  pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar  se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodid më  të ulët se kufiri i lejuar sipas percaktimeve ligjore (nivel jo me të  ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë  se 60 mg jod për kg kripë). Per këto arsye, AKU vendosir masën administrative “bllokim” produkti për sasinë prej 24 ton kripë dhe masa administrative “kthim në  vendin e origjinës” së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerë kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz