Shpallje

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si dhe ka sekuestruar një sasi të vogël lëndë narkotike prej 1095 gram.

Siç raportojnë mediat kosovare, arrestimi i pesë personave është kryer në Gjilan dhe konkretisht në lagjen “Muharrem Ibrahimi”.

Nga të dhënat e para thuhet se dy nga pesë të ndaluarit janë me nënshtetësi zvicerane, ndërsa 3 të tjerët janë shtetas kosovarë. Policia e Kosovës vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.