Shpallje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku treni ka përplasur një 20-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të stacionit hekurudhor.

Mësohet se një djalë po ecte mbi hekurudhë në çastin e përplasjes. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet identiteti i tij.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ndodhet në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë për jetën.