Shpallje

Filmi “The Godfather” (Kumbari), i realizuar në 3 pjesë në vitet 1970, është cilësuar ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Ai bëri të njohur aktorë si Al Paçino dhe Robert De Niro. Por regjisori italo-amerikan Francis Ford Coppola, do ta kishte të pamundur xhirimin e tij, po qe se producenti Al Rudi, nuk do të kishte marrë lejen e mafias.

Ai arriti një pakt xhentëlmenësh me mafiozin Xho Kolombo. Ky i fundit kërkoi që organizata kriminale të monitoronte realizimin e filmit, në të kundërt nuk do të lejonte xhirrimin e asnjë skene në qytetin e Nju Jorkut.

Në atë kohë, Kolombo ishte drejtues i Lidhjes Italo-Amerikane, që synonte t’i jepte fund diskriminimit të emigrantëve italianë në SHBA. Kjo ishte edhe një nga arsyet, se përse disa nga skenat më të famshme të filmit, u xhiruan nën mbikëqyrjen e mafiozëve të vërtetë. Në disa raste, Kolombo tentoi të jepte edhe sugjerime, të cilat Coppola i mori formalisht parasysh.

Filmi u bazua në librin me të njëjtin titull të Mario Puzo. Ai nuk kishte takuar kurrë ndonjë mafioz në jetën e tij. Por detajet mbi botën e mafias, i kishte mësuar nga 2 punonjës të vjetër në një kazino të Las Vegasit, që njihnin shumë nga bosët e famshëm të mafias, shkruan TT.

Pas suksesit të madh që pati filmi, shumë mafiozë të vërtetë nisën të përputhnin sjelljet e tyre, me ritualet e përshkruara nga Puzo në libër, dhe Coppola në film. Mes tyre, ishin puthjet në faqe mes mafiozëve, dhe puthja e unazës së kumbarit, për t’i premtuar atij besnikëri. Kolombo e shijoi publicitetin që fitoi pas filmit. Por kjo shqetësoi familjet e tjera mafioze, të cilët urdhëruan vrasjen e tij në vitin 1978.