Shpallje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku ka dhënë disa porosi sa u takon zgjedhjeve vendore.

Në mbledhje, Rama njoftoi se fushata elektorale do të çelet më 31 maj në pallatin e kongreseve, ku do të jenë të pranishëm 61 kandidatët për bashkitë e vendit.

Po ashtu, kryeministri është fokusuar edhe te tentativa e opozitës për të penguar zgjedhjet, teksa kërkoi që të regjistrohen të gjithë ata që provokojnë dhe cenojnë procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai “duhet bërë e qartë për çdo qytetar derisa t’iu bëhet këngë”.

Më tej, kreu i PS-së tha se Braçe nuk i koordinon dot i vetëm të gjitha parregullsitë në këtë proces dhe çdo deputet duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.