Shpallje

Femrat në Siri janë përballur me një realitet të tmerrshëm, ndonëse ishin gënjyer për një jetë të begatë dhe se nuk do të prekeshin nga lufta. Pavarësisht shumë tentativave për tu arratisur, ato nuk ia kanë dalë mbanë, e ndërsa ishin të detyruara të krijonin familje.

Një femër kosovare, e cila është pjesë e grupit të fundit të të kthyerve muajin e kaluar nga Siria në Kosovë, ishte rekrutuar para katër viteve nga disa vajza kosovare, për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër viteve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Rrëfimi tronditës i shqiptares së kthyer nga Siria: Ja çfarë pashë kur mbërrita në kampin e ISIS

Sakaq, një tjetër kosovare kishte shkuar në Siri në vitin 2014, pasi atje i kishte shkuar bashkëshorti, i cili i bënte presion për ti dërguar fëmijët.

Rita Matoshi, e cila është avokate e kësaj të fundit, thotë për “Zërin” se klientja e saj fillimisht e kishte kundërshtuar kërkesën e bashkëshortit.

“E gjithë kjo nisi me kërkesën që i është bërë nga burri i saj, i cili kishte qenë në Siri, dhe ka kërkuar nga ajo ta mbështesë atë duke ia sjellë edhe fëmijët që të fillojnë një jetë të re atje.

Një gjë të tillë së pari e mbrojtura ime e ka kundërshtuar, e më pas ai ka kërkuar nga ajo t’ia dërgojë vetëm fëmijët, dhe kështu ajo merr rrugën për në Siri qysh në vitin 2014”, ka thënë Matoshi. Ajo ka shtuar se klientja e saj ka tentuar disa herë të iki nga Siria, por është kapur nga grupi terrorist ISIS.