Shpallje

Ditë të zeza për botën e futbollit, pasi një arbitër ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes. Arbitri Viktor Hugo Hurtado humbi ndjenjat në minutën e 47-të të ndeshjes mes Always Ready – Oriente Petrolero, e vlefshme për kampionatin bolivian.

31-vjeçari ishte transportuar me urgjencë në spital. Mediat vendase raportojnë më tej se sapo kishte mbërritur në spital, kishte pësuar një tjetër atak në zemër, duke humbur kështu jetën. Një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit.