Shpallje

Rudina Hajdari është një ndër deputetet më të reja të Partisë Demokratike. Ajo ka spikatur falë vendosmërisë dhe misionit për të çuar deri në fund objektivat e saj. Ndonëse ka qenë mjaft e tërhequr në media, për të folur për jetën e saj personale, ndryshe ndodh me problematikat e qytetarëve, për të cilat ajo gjithmonë ka qenë një krahë i ngrohtë, e një zë kumbues në politikën shqiptare. Duke lënë pas politikën, është tejet e vështirë që të rrëmbesh një fjalë nga Rudina Hajdari. Ajo di ta ruajë me fanatizëm familjen e saj të shtrenjtë.

Deputetja e PD-së ka pohuar në intervista të ndryshme që ka lënë jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati në politikën shqiptare.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve, Hajdari është duke zhvilluar karrierën e saj në Shqipëri.

Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York, rreth katër vite më parë.

Çifti tashmë kanë së bashku një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Sihana.