Shpallje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU).  Ata kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore”. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, janë marrë disa masa bllokimi dhe gjobitje nga AKU.

Njoftimi zyrtar i AKU:

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Eurolab” u konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:
  2. Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
  3. Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  4. Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  5. Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.
  6. Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë dhe subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj. Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.
  7. Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:
  8. Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
  9. Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  10. Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.