Shpallje

Ndodh shpesh. Vajzat në një fshat të izoluar të Karaibeve kthehen në meshkujt kur arrijnë moshën e pubertetit, për shkak të një çrregullimi të rrallë genetik.

Llogaritet se 1 në 90 fëmijë të lindur në Salias, në Republikën Domenikane, e nisin këtë zhvillim në moshën 12-vjeçare.

Fëmijët të njohur si pseudo hermafroditë, u sollën në vëmendje në një dokumentar të BBC2.

Realizuesit e dokumentarit takojnë Johnny, i cili lindi femër dhe quhej Felicitia. Kur ishte fëmijë, ai nuk kishte organ gjenital mashkullor. Sot 24 vjeç, ai është fizikisht dhe biologjikisht mashkull, një proces që nisi kur ai ishte 7 vjeç.

Ky çrregullim i rrallë gjenetik shkaktohet nga mungesa e një enzime, që parandalon prodhimin e një tipi hormonesh mashkullore, dihydro-testosterone në mitër.