Shpallje

Rezidenca Studentore Universitare nr.2 po realizon në kohë rekord ndryshime të mëdha në ambjentet akomoduese të studentëve. Mes shumë publikimesh zyrtare të ndryshimit dhe transformimit që mjedise specifike të godinave rezidente kanë pësuar, sot përmes një njoftimi shfaqet edhe lulishtja e re pranë godinës nr.1 të sektorit të mjekësisë. Dihet se kjo hapësirë ka paraqitur mjaft polemika, sepse për shumë kohë ajo ka qenë e zaptuar në mënyrë të padrejtë nga një biznes që e ka përdorur  për interesa përsonale. Megjithatë, duket se falë një punë këmbëngulëse të stafit dhe drejtueses Zhanina Dapi, kjo hapësirë i është rikthyer absolutisht në një formë shumë frytëdhënëse studentëve.

Postimi zyrtar i RSU2:

“Godina nr.1 e sektorit të mjekësisë ka tashmë lulishten e saj të re. Ky mjedis çlodhës dhe plot ngjyra do të jetë për studentët një mundësi qetësie ndërkohë që kujtojmë se transformimi i kësaj hapësire ka ardhur pas zaptimit të saj me tavolina dhe karrige për interesa të një biznesi.

Ju urojmë studentëve ditë të mbara, mjedisi është absolutisht një pjesë e jona!”