Shpallje

Pas disa letrave publike që kryeministri ka shkruar në drejtim të kryedemokratit Basha, nga kampet e majta dhe të djathta ka pasur shumë reagime. Mes të tjerash ka spikatur edhe komenti i njërit prej aktivistëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili cuditërisht i drejtohet liderit të demokratëve duke ju lutur të pranojë letrën dhe kushtet e kryeministrit. Mbetet për tu parë qëndrimet që LSI do të mbajë në kuadër të zgjidhjes së krizës politike parazgjedhore në vend.