Shpallje

Albin Kurti, kreu i partisë Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka theksuar se koalicioni qeveritar ka thyer sundimin e ligjit duke mbajtur pushtetin vetëm për llogari dhe interesa personale.

Lideri i VV-së theksoi se duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme për drejtësinë në Kosovës dhe për këtë ai ka edhe  një “propozim” se si duhet të bëhet. Sipas tij, drejtësia në Kosovë do të funksionojë kur  të futen në burg ‘Al Capone-t’.

Postimi i Kurtit:

“Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin. Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj” shkruan ai.