Shpallje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar disa detaje më shumë rreth djalit të vogël 7 muajsh, Kajan.

Edhe pse, bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa zgjedhin të publikojnë në rrjetet sociale momente me vogëlushin e tyre, ata ende nuk kanë zbuluar plotësisht fytyrën e tij.

Gjatë një interviste me Evi Reçin, Veliaj rrëfen se djali i ngjan më tepër Ajolës .

“I ngjan mamës së vet. E çfarë të kushton të thuash një fjalë të mirë, t’ia bësh qejfin gruas që është aty dhe merret me të më shumë sesa ty, që ti të marrësh pastaj të gjithë lavdinë e ngjashmërisë. Kur ai sheh mamin duhet të hajë atë që përgatitet dhe duhet të flejë. Kur ai sheh babin, sheh një njeri që mund të argaliset dhe mund të shpartallojë të gjithë shtëpinë”, ka rrëfyer kryebashkiaku.