Shpallje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitorimit me rigorozitet cilesine dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, ne funksion të garatimit te ligjshmërisë dhe zbatimit te kerkesave ligjore ne te gjithe zinxhirin ushqimor.

Nisur nga bllokimi i një sasie prej 14.5 ton birrë “Paulaner” në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës Paulaner mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU Drejtoria Rajonale Durres kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës Paulaner nga subjekti “Denis Shpk”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues (Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, nuk ka numër identifikues, nuk ka numër Lott-i, nuk kanë të shënuar afatin e përdorimit të produktit si dhe çertifikatat e orgjinës dhe çertifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe).

Nisur nga shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

  1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “gjobë” me vlerën 1 000 000 lekë,
  2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200 000 lekë,
  3. Subjektit iu ndalua tregëtimi i sasisë prej 13 600 kanacce birrë Paulaner (0.5 L), te gjendur gjendje ne magazinat e tij.
  4. Për mungese dokumetacioni shoqërues, AKU urdheroi subjektin që të tërheqë te gjithe sasite e produktit te shpërndarë Birrë Paulaner i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) dhe kthimin e tij në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me vendosmeri konteollin e zbatimit te ligjishmerise ne zinxhirin ushqimor, ndalimin dhe denoncimin e çdo praktike abuzive tregtimi që deformojne konfurrencen e lire dhe te ndershme ne treg dhe dëmtojne shëndetin dhe interesat e konsumatorëve.