Shpallje

Kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi, i ka kushtuar Arba Kokalarit një hapësirë shkrimi në faqen e tij në facebook, ku mes të tjerash thekson diferencën mes të rinjve që zgjedhin të bëjnë politikë brenda vendit dhe atyre që kanë mundësinë ta shpalosin potencialin e tyre jashtë shtetit.

Postimi i Arben Skënderi:

Suksese shume Arbes, gruas me origjine shqiptare qe fitoje nen perfaqesine e Suedise, nje vend ne PE. Kjo na ben te ndjehemi krenar per ate qe eshte nje emigrante Shqiptare, se si jeta me dinjitet dhe pune ka perfitime po aq dinjitoze.

Perveç kesaj, prejardhja familjare, identiteti i saj, sot ka nje perfaqesi per ndryshim, sikur historia do te donte te permisonte vetveten. Lajm i mire!

Por, ju shtetare dhe politikane kudogjendur, a mundet te shikoni kombin dhe qytetaret tuaj se si i keni katandisur? Hipokrizia qe ju karakterizon, nuk ju ndahet as te perfitimi i figures se nje politikaneje te re, me origjine shqiptare, e cila eshte rritur dhe edukuar andej, dhe perfaqeson sot denjesisht Suedine.

Pra, ne vend qe ta shikoni si nje reflektim, e shikoni si triumfin tuaj. Mos harrojme te gjithe shqiptaret e tjere qe nderojne sot origjinen e tyre, por qe perfaqesojne vendet respektive ku jane, nga te gjitha fushat. Edhe ata japin kontributin e tyre, padiskutim.

Por, çfare ndodh me te gjithe ata qe vendosin te japin kontributin e tyre ne kete vend, pasi kane jetuar, punuar dhe jane edukuar jashte kufinjve shqiptar? Por ata qe vendosen te mos e lene asnjehere vendin dhe kane cilesi po aq te vyera?

Atyre mezi sa presim t’i tregojme se Shqiperia eshte vetem e 4-5 personave, qe e zhvasin cdo dite dhe e kane kthyer ne prone private, si partine ashtu edhe shtetin. Reflektoni per mundesine e nje shteti qe zhvillon te vetet, dhe jo nje partie qe ju ben qoken e rradhes, ju jep nje pune dhe mendon se e ka realizuar misionin e saj.

Me pas, ju tregon edhe se si “nderi” qe ju ka bere, ju beri “njeri”. A ka fyerje me te madhe se kjo per nje te ri i cili ka investuar gjithe jeten e tij, mbi te gjitha per te qene njerezor dhe i moralshem ne jeten dhe profesionin e tij?

Kete sillni ndermend kur mendoni t’i percillni urimet dhe komplimentet shqiptares nga Suedia. Ah me fal, Suedezes, me origjine shqiptare.

Perpara syve tuaj keni te rinj, te shkolluar, edukuar, me kapacitete mjaft te mira, me ide dhe zhvillim mendimi shume te nevojshem per kete komb e shoqeri. Por jo, ju nuk i shikoni keto. Suedia perfaqesohet nga nje grua e ngjashme me keta qe permenda, ndersa ne perfaqesohemi me Ruçin.

A.S