Shpallje

Nga Ajrina Dimo 

Të rinj të shumtë, banorë të zonës dhe të tjerë të ardhur janëbashkuar në të shtunën festive që u mbajt në fshatin Seman tëFierit. Një festë e kujdesur deri në detaje që fillonte që nga imazhi i stampuar në banerin e ftesës së mirëserardhjes. Nëqendër një vogëlushe e veshur me simbolin e veshjes tradicionale myzeqare, që i gëzohet kostumit popullor ndërsa fotografohet në Manastirin e Apollonisë, një nga destinacionet turistike më të shquara të vendit. Falë saj kostumin e myzeqesë e kemi parë edhe të vendosur dhe në një nga kartolinat me kostumet tradicionale shqiptare. 

Lidhja e më të rinjve  që simbolizojnë edhe të ardhmen e shoqërisë me traditat popullore është një hallkë e rëndësishme gjë për të cilën Bashkia e Fierit dhe kryetari i saj z. Armando Subashi tregon vëmendje të veçantë. Kjo është e shprehur edhe në hapësirën që i krijon pjesëmarrjes së tyre në një ditë ku ndahen vlerat e traditës. 

Tradita dhe folklori burimor myzeqar u shpalos në fundjavë nëmjedis të hapur në festën e quajtur “Guna me rrëke” . Kjo festëpo shndërrohet në një ritual të përvitshëm festiv ku marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore, deputetet e qarkut Fier në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe miq ndërkombëtarë të vendit tonë. Ndër ta edhe e Kroacisë në vendin tonë znj. Sanja Bujas Juraga, dhe ambasadori i Rumanisë z. Mircea Perpelea. I pyetur nga mediat lidhur me përshtypjet mbi këtë ditë Ambasadori Perpelea u shpreh: 

Është një çast shumë i bukur, kjo është e para herë që marr këtu. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, kanë zakone të bukura! Ju përgëzoj që përpiqeni të ruani kulturën,  zakonet, traditat,  çastet e rëndësishme, ushqimet gastronike. Urime dhe shpresoj të rikthehem këtu me rastin më të parë. Faleminderit shumë!”. 

Këtë pjesë të parë të vitit Rumania po mban prej muajit janar edhe Presidencën e Këshillit të Evropës dhe në këtë kuadër edhe në vendin tonë janë duke u zhvilluar mjaft aktivitete. Të shtunën pasdite ambasadori i Rumanisë mori pjesë në një aktivitet kulturor të mbajtur në Galerinë “Kilica” të Fierit që kishte në qendër përurim libri, muzikën, artet pamore dhe komunitetin arumun të zonës. 

Këngët, vallet, veshjet folklorike, dasma myzeqare, tradita e gatimit dhe ajo e prodhimeve bujqësore nxorën edhe njëherë nëpah vlerat e kulturës së zonës. Kjo festë organizohet ngaBashkia e qytetit dhe gjen  mbështetje edhe nga banorët e Semanit  të cilët shndërrohen në një qendër festive, jehona e sëcilës kthehet në mbarëkombëtare.