Shpallje

Araba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare e sapozgjedhur në Parlamentin.  Ajo përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian dhe është mbesa e Musine Kokalari.

Arba Kokallari fitoi pas një fushate fantastike që pushtoi Suedinë. Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare. Partia e Arbës ka fituar 17.6 % rezultat që ju garanton 4 deputetë.

Kush është Arba Kokalari?

Arba Kokalari, lindi më 27 nëntor 1986, është politikane suedeze në Partinë Moderate.

Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.

Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate.

Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.

Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.