Shpallje

Bindja Demokratike ka nisur fushatën elektorale në Bashkinë e Durrësit, ku prezent ka qenë kandidatja Valbona Sakollari dhe vetë koordinatori i BD Astrit Patozi.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për problemet e Durrësit dhe për mundesitë e zgjidhjes së tyre pas 1 Korrikut.

Kandidatja Sakollari u shpreh se ajo është e vendosur që tʼi japë qytetit administratën që meriton, duke u mbështetur tek një model i ri dhe tek njerëz që kanë treguar se dinë të menaxhojnë dhe të administrojnë mirë, kudo ku ata kanë punuar. Ajo theksoi se gjatë kësaj kohe është duke takuar shumë qytetarë dhe grupe interesi për tʼu njohur më mirë me shqetësimet dhe me problematikën reale të banorëve të Durrësit dhe se shumë shpejt do të dalë me një program ambicioz për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e vuri teksin në forcën e modelit të ri që përfaqëson kjo parti në skenën politike shqiptare.
“Ne do tʼu shkojmë njerëzve aty ku ata jetojnë dhe kurrë nuk do tʼi thërrasim ata që të na ndjekin në mitingjet e lodhura të politikës gati 30 vjeçare“, tha mes të tjerash ai.