Shpallje

Psikologia Denata Toçe ka reaguar pas transmetimit të një filmi me minorenë homoseksual në TVSH.

Me anë të një postimi në Facebook, psikologia e njohur e cilëson dicka të tillë si “emancipim i tepërt” i TVSH, të cilët mendojnë se me shfaqje të tilla mund të na cojnë në Europë.

POSTIMI I PLOTË:

Jo homoseksual, por edhe sikur të ishte një film me metrazh të shkurtër me te mitur heteroseksual, nuk është aspak etike dhe e udhës të transmetohet, aq me teper nje televizionin publik shqiptar. Këto janë modele mjaft delikate, te cilat do te duhen te trajtohen ne kontekste shume te mirëorganizuara ne ndihme te orientimit seksual te të miturit apo adoleshentët ne zhvillim. Kështu, nëpërmjet medias, që është nje aktor shume ndikues te femijet, per sjellje agresive, seksuale, etj (sipas studimeve), legjitimojme modele ne procesin e identifikimit seksual te adoleshentët, te cilat nuk përputhen me nevojat e tyre: nevoja për pertypje të informacionit, për orientim të drejtë, për brendësim dhe me pas identifikim. Nëse rruga eshte shfaqja e filmave si ky, atëherë ne qaf paçi veten. Nuk është kjo menyra per t’u njohur dhe pranuar me fenomenin e homoseksualitetit, te luftosh homofobine apo bullizmin ndaj grupeve të margjelizuara. 
Tvsh ka shkuar shume me larg se ligji i martesave me te njejtin seks, ia ka kaluar dhe vendeve të zhvilluara europiane, pa shku’ nje here vet ne Europe. Ose mendon se duke bërë keto shfaqje, shkon në Europë.