Shpallje

Arben Skënderi, kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar përmes rrjeteve të tij sociale kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai e cilësoi bashkinë e Tiranës si pjesë e palës dhunuese të kulturës dhe identitetit kombëtar. Duke përmbyllur opinionin e tij, ai shprehet se nënvlerësimi që po i bëjmë kulturës do të na kushtojë shumë shtrenjtë! 

TEATRI KOMBËTAR

Këtë javë qeveria shqiptare ktheu në rend të ditës prishjen e Teatrit Kombëtar. Agresioni ndaj Tiranës vijon, ndërkohë që bashkia nga mbrojtëse e qytetit është kthyer në palë e dhunimit të tij.

Tjetërsimin dhe uzurpimin e hapsirave publike duhet t’i ndalojmë në kohë. Nëse nuk instalojme raporte të drejta me të vërteten me identitetin kulturor si dhe lidhjet me historine, asgje e mire nuk ndërtohet, dhe genjeshtaret rrezikojme t’i kemi përgjithnjë në krye të shtetit, modele false që intoksikojnë kulturën dhe zhvillimin e shoqërisë tonë.

Teatri Kombëtar është emblema e artit tonë të kultivuar, dhe do vazhdojë të jetë skena e repertorit… !

Natyrisht që Tirana ka nevojë për një teatër bashkëkohor, në të cilin produksionet komplekse mos kenë kufizime teknike dhe infrastrukturore.

Hapësira të tjera në kryeqytet pēr ndërtimin e një teatri të tillë ka mjaftueshëm, si dhe fondet publike për realizimin e tij janë krejtësisht të përballueshme.

Është thjesht çështje vullneti dhe prioritetesh.

Nëse kultura na kushtoka shtrenjtë, 

… po injoranca…?