Shpallje

Pas rehabilitimit të lumit Gjanicë, qyteti i Fierit tani do të ketë dhe një pedonale të re.

Sic duket nga foto shfaqet një pamje krejtësisht ndryshe e cila tërheqë shumë vëmendje tek publiku.

Pikërisht ky është projekti 3D për Fierin.

Në përfundim të projektit, në të dy anët e lumit, me një gjatësi prej 750 metrash, do të ketë trotuare me gurë dekorativë, skarpatet do të jenë të gjelbëruar, ndërsa janë planifikuar edhe ndërtimi i lulishteve me disa ballkone në pjesën e qendrës. Sipas projektuesve, në hyrje të qytetit është ndërtuar një portë shërbimi, e cila do të grumbulloje mbeturinat që sjell lumi.