Shpallje

Në redaksinë tonë kanë  mbërritur disa ankesa nga qytetarë të ndryshëm në lidhje me qarkullimin e automjeteve në drejtim të Elbasanit apo Tiranës.

Sipas ankesave thuhet se drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të udhëtojnë nëpërmjet rrugës së vjetër të Krrabës si shkak i rrëshqitjes së dheut në rrugën e re Tiranë-Elbasan.

Edhe pse ARRSH nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar, kjo problematik sic duket do të zgjas për kohë të gjatë.