Shpallje

Nuk kanë ta ndalur tërmetet në qarkun e Korçës, kryesisht në fshatrat Vithkuq, Dardhë dhe Floq.

12 tërmete janë regjistruar ditën e sotme në këto zona.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë tyren. Sot zona e Floqit, njëra prej më të prekurave nga tërmetet e rëna ditët e fundit do të vizitohet edhe nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

Ndërkohë nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë Tiranë u nis këtë mëngjes një kamion me ndihma në veshmbathje dhe ushqime./