Shpallje

Për disa mund të jetë normale, por për ata të cilët detyrohen të kalojnë në trotuar pranë rrugës “Nezir Gorica” në Unazën e Re nuk është kështu.

Shkëputja e suvatimit në murin rrethues të fabrikës së miellit ‘Prima’ ka rrezikuar jetën e qytetarëve të cilët kalojnë në rrugë.

Siç shihet dhe në foto, një pjesë e konsiderueshme është shkëputur nga muri ku për fat të mirë ka rënë mbi trotuar në momentin që nuk ka pasur këmbësor.

Urojmë që dikush të marri masa për këtë gjë.