Shpallje

Pavarësisht situatave politike në vend, me apo pa shumëzhurmë dhe buj, absolutisht tashmë janë ndezur edhe motorëte fushatës për zgjedhjet e pushtetit vendor. Megjithëse jemi tëvetëdijshëm se situata nuk është komode, as ajo qëdëshirojmë.

  Unë në këtë shkrim nuk do e përqendrojopinionin te fushata, modalitetet dhe ecurinë e saj në BashkinëKëlcyrë, por te projektet konkrete të Z. Klement Ndoni, tashmë i konfirmuar për një mandat tjetër në krye të kësaj  bashkie.  Megjithëse kandidatët në përballje me zotin Ndoninuk përfaqësojnë partin e madhe apo koalicionin e madh opozitar, nuk ka ndikuar as pak që Z. Klement Ndoni të mos japi vizionin e tij tashmë të afirmuar në bashkinë Këlcyrë.Natyrisht që në këtë garë rol të madh ka dhe luan edhe forca politike, edhe kualicioni, por një rol të madh luan kandidati dhe personaliteti dhe figura e tij morale, politike dhe aftësia menaxhuse, si dhe e marrjes së përgjegjësive për komunitetin, qytetin dhe për gjithë bashkinë. Në kënd vështrimin tim, mendoj dhe gjykoj se janë një mijë e një arsye përse PS-ja  kandidoi dhe vendosi ta mbështesë për ta marrë përsëri Bashkinë Këlcyrë  Z. Klement Ndoni  Natyrisht që nuk luan një ndonjë rol të madh në raportet politike Këlcyra, por për elektoratin e majte dhe PS-në  fitorja ë kësaj bashkie ka shumë rëndësi dhe vlera, ndaj që të arrihet kjo rol kryesor luan kandidati, statura dhe performanca e tij. Por edhe për qytetarët dhe banorët e kësaj zonë ka shumë rëndësi rikandidimi i tij, pasi sot Qyteti dhe Bashkia Këlcyra sot më shumë se kurrë, po shikon dritën e investimeve , ndoshta për herë të parë  për  tridhjetë vjetët e fundit. Të cilat janë  ndryshimeve rrënjësor, përjashto ato të Vitit 1997, që e nxinë, sterruan, madhështinë, rolin  dhe rendësin e këtij qyteti dhe kësaj treve,  me historinëmë të lashtë në Ballkan. Shkas për këtë opinion nuk u bëfushata, por një event shumë i rëndësishëm i realizuar këto ditë në Këlcyrë i cili ishte hapja e sezonit turistik. Ky eventnuk ishte një monotoni, apo thjeshtë e bërë modë vetëm për bregdetin, apo me qënse e bëjnë mjaftë bashki ta bëjë edhe bashkia Këlcyrë. Jo ky ishte një kthim në traditën e vlerave tëKëlcyrës. Vështirë ti përmend të gjitha në një shkrim. Absolutisht që do të ishte fatkeqësi të mos promovosh e tëmos i bësh objekt punën dhe historinë mijëra vjeçare tëzanatçinjve të Këlcyrës, Malshovës dhe Brezhdanit et, Do ishte vrasëse, do ishte peng për secilin banor të kësaj treve kudo që jeton, nëse Këlcyra  nuk do i kthehej historisë sëvlerave, në lidhje me këtë fushë dhe risi që ka vetë Këlcyra , Dëshnica dhe Malshova. Nuk mbahet mënd sesa historik dhe shekullor ishte pazari i Këlcyrës. Vështirë të gjesh një tjetër zonë të ngjashme në çdo vend, që të persi dhe të përcjelli si Këlcyra, për prodhimet që realizohen, për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale ka kjo trevë…..  Klement Ndoni nuk i nxori nga xhepi i tij, buxhetin e nevojshëm për realizimin e këtyre investimeve, por fal rolit, kontributit, përkushtimit të tij dhe gjetjes mirëkuptimin me Qeverinë arriti të përfitoj fonde dhe buxhet për fryme të popullsisë më shumë se çdo qytet, apo bashki tjetër. Qyteti Këlcyrë, për afro tre dekada u bëpjesë e ndërtimeve dhe menaxhimit, pa projekt, pa ide, por vetëm të ndërtoj kush të mundi, ku të mundi dhe si të mundi. Sot këto ndërtime, jo vetëm janë një katrahurë, një shëmtirë e këtij qyteti i  cili ka kalanë e vetme që mbanë emrin “Kalaja Ilire e Këlcyrës”, por ka të gdhendur histerinë dhe kulturën më të lashtë Ilire, sot duhet jo vetëm një punë e madhe, por edhe një kosto për ti shporrur dhe për ta kthyer në identitet këtë qytet. 

Falë vëmendjes dhe punës këmbëngulëse tëKlemes, sot Këlcyra po shikon jo thjeshtë restaurimin, por njërrjet të ri ujësjellësi, i cili noton në uji por që nuk kishte uji për të pirë. Një qytet ku sot ka tre dhe katërfishin e banorëvetë viteve 90, vazhdon të furnizohej me rrjetin e ujit të pijshëmtë ndërtuar mbi 50 e ca kusur vjettë. Ndërhyrja në rrjetin elektrik është tjetër risi dhe kontribut i kryetarit KlementNdoni. Sistemimi i rrjetit rrugor të brendshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës së këtij qyteti, ku qendra e tij dhe sheshi kryesor do i japin tjetër dimension Këlcyrës, absolutisht është puna e Kryetar Kleme. Menaxhimi jo vetëm i asistencës sociale dhe ndihmës ekonomike, ka qënë prioritetdhe vëmendje e veçantë e kreut të kësaj bashkie, jo risi dhe suport i militantizmit politik siç ka qënë në të shkuarën. Njërol dhe kontribut të pa diskutueshëm ka kryetari nëadministratën e kësaj bashki, për fleksibilitetin e saj. Vështirëti pasqyrojmë në një artikull punën dhe kontributin e kryetarit të saj Klement Ndoni, por kërkojmë të reflektojmë në memorien e secilit sesi ka qënë Këlcyra kur nuk ka qënëKryetar Klemeia dhe në ekzekutivë Qeveria Socialiste. Nuk kërkojmë të ndërhyjmë në organizimin e forcave dhe formacioneve politike, por as kush nuk na e heq të drejtën, që këndvështrimin dhe gjykimin, apo sugjerimin tonë ta shprehim hapur publikisht, pa interes personal, kur dihet mirë që nuk jemi de fakto banor të këtij qyteti apo bashkie. Zëri ynë nuk është i vetëm, por ai është shumë pak përballë zërit të qytetarëve Këlcyrjot dhe sidomos të atyre që e duan Këlcyrën, në mënyrë të veçantë atyre që jetojnë atje.  Jo vetëm forumet dhe anëtarësia e PS-së, por gjithë qytetarët e Këlcyrës, duhet të mendojnë se e ardhmja e Këlcyrës janë realizimi i projekteve të nisura në Këlcyrë.

 Ato më mirë se kushdo tjetër i realizon dhe i bën ai që i nisi, ndaj socialist të nderuar nuk i bëni ndonjë nder të madh Klemes, por e vendosni përballë përgjegjësive dhe detyrimeve të mëdha, të cilat janë në interes dhe në favor të çdo Këlcyrjoti. Ndaj sot në bashkinë Këlcyrëdëgjon të thuhet; “Klemja është fitues që në momentin që u rikandidua, ndaj fushata ka rëndësi për tu njohur për risitë nëmandatin e dytë…..”