Shpallje

AKU vijon kontrollet e rrepta në të gjithë vendin

5 subjekte ndëshkohen me 2.4 milion lekë per shkeljet ligjore, (2 prej tyre u nderpritet aktiviteti) dhe asgjesohen 49 ton inpute bujqësore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet rigoroze të Operatorëve të Biznesit për të garantuar përmbushjen e kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konkurencës së ndershme dhe interesave të konsumatorëve.

  1. Kontrolli i ushtruar nga AKU Tiranë nё subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisё” pa licencë përkatëse dhe pa rregjister shitjesh. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё pa notifikuara dhe qё nuk pёrmbushin kёrkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masa administrative: a). Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse, b). gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, d). bllokim per asgjesim i 225 kg produkte ushqimore dhe e). ndërprerje e aktivitetit.
  2. Kontrolli i ushtruar nga AKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat të kaluar përdorimi (amareta, djath, kroasan, kek, cajra, cokollata, pije energjike, vafer etj). Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe b). bllokim per asgjesim te mallrave me afat përdorimi të kaluar.
  3. Kontrollet e kryera nga AKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi” dhw analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall) evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lek për ushqim të pasigurtë dhe b). bllokim per asgjesim te sasisë 500kg djath i papërshtatshëm për konsum.
  4. Kontrolli i ushtruar nga AKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njesi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: a) gjobë ne vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe b). nderprerja e aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kushteve.
  5. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve  të kryera, ka bërë asgjesimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Proçesi i asgjesimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve.