Shpallje

Është miratuar sot në Komisionin e Ekonomisë kontrata për rrugën Milot-Balldren e cila kap vlerën e 256 milion eurove.

Milot-Balldren është pjesë e paketës 1 miliard euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Fituese është shpallur kompania “ANK”.

Formula e koncesionit parashikon se rruga do të ndërtohen me paratë e kompanisë private dhe në këmbim qeveria do e shlyejë më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do i paguhet kompanisë private.

Opozita ka akuzuar Qeverinë për korrupsion në këtë koncesion dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se koncesioni do të anulohet dhe se çdo zyrtar që firmos miratimin e tij do të përballet me ligjin.