Shpallje

Dajana Shabani është një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, si dhe një nga personat publikë më të përfolur nga portalet online lidhur me jetën e saj personale. Prej kohësh moderatorja është bërë lajm i ditës me anë të lajmeve të rreme të adresuar në imazhin e saj. Duke qenë se Dajana Shabani gëzon një audiencë shumë të madhe te lexuesit, kjo situatë është përsëritur për të disatën herë, ku portale të ndryshme online, pa kryer asnjë lloj veprimi minimal verifikimi kanë publikuar shpifje ndaj jetës së saj personale.

Megjithatë Dajana Shabani ka vendosur të ngrejë padi në gjykatë, duke akuzuar portalin online për shpifje. Moderatorja ka theksuar se ka ardhur koha që të gjitha këto portale që për hir të audiencës janë gati të abuzojnë me jetën dhe integritetin e imazheve publike në shoqëri, duhet të ndëshkohen.