Shpallje

Në kuadër të masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit, AKU ka gjobitur dhe penalizuar disa subjekte të tregëtimit të vezëve dhe produkteve të tjera. Nga postimi zyrtar i AKU Tiranë janë bërë të ditura shkeljet dhe masat e marra për secilin prej subjekteve.

Postimi zyrtar:

AKU intensifikon kontrollet për mbarevajtjen e Sezonit Turistik.

Drejtoria Rajonale Tirane nderpret aktivitetin per 3 subjekte deri ne paisjen me license, vendos 8 gjoba me vlerë totale 6.9 milion leke dhe bllokon 13,680 kokrra veze.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Linea Style”, me aktivitet “Import, magazinim lëndë e parë për pastiçerine dhe prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin pa licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa administrative gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licensën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin “Veza e Fresket”, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitin “magazinim dhe tregtim i poduktit veze” i pa licensuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Nga kontrolli u konstatua se magazina nuk kishte ventilim, nuk kishte paisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit. Kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan. Gjithashtu u evidentua prani e sendeve të teperta në magazine (goma makine, derrasa, hekura etj). Për sa më siper, u mor masa e urgjente e ndërprerjes se menjehershme ye aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 6480 kokrra veze, me etiketim jo konform kerkesave te ligjit.
për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative:
a). gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licensën përkatëse
b). gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
d) nderprerja e aktivitetit deri ne plotesimin e kushteve dhe pajisjes me license dhe bllokim i produktit veze deri ne etiketim konform kerkesave ligjore.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Reas shpk” me, aktivitet “magazinim dhe tregtim i poduktit veze” i pa licensuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Nga kontrolli u konstatua se magazina nuk kishte ventilim, nuk kishte paisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit. Kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan. Gjithashtu u evidentua prani e sendeve të teperta në magazine (goma makine, derrasa, hekura etj). Për sa më siper, u mor masa e urgjente e menjehershme e ndërprerjes se aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 7200 kokrra veze, pa etiketim.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:
a). gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licensën përkatëse
b). gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.
c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
d) gjobë 100,000 lekë për mungese te sistemit te gjurmueshmerise.

e) nderpreja e menjehershme e aktivitetit deri ne plotesimin e kushteve dhe pajisjes me license dhe i produktit veze deri ne etiketim konform kerkesave ligjore.

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “gjobë” të vendosura në keto tre subjekte, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i’u bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.