Shpallje

Nga Marjon Gorica

Tepelena nuk është e Tërmetit, por Tërmeti i Tepelenës.

Jo më larg se dje vizitova Tepelenën, qytetin historik i cili për fat të mirë doli nga humnera e lënë ndër vite, duke u tjetërsuar e sjell një pamje krejtësisht ndryshe. Në pak vite Tepelena jetoi forcën e dashurisë së transformimit pozitiv, për tu administruar në më te mirën e saj. Tepelena ju nënshtrua ndryshimeve rrënjësore të cilat sollën një integritet të jetesës në komunitet, duke e bërë Tepelenën dhe një qendër shumë të frekuentuar nga turistët e huaj.

Investimet e mirëmenaxhuara të qeverisë dhe këmbëngulja e një burri i cili ja di vlerat komunitetit e qytetit të tij, me fisnikërinë dhe iniciativën që ka, i ka dhënë Tepelenës emrin e merituar për atë çka është. Tepelena është sa historike aq e vyer. Megjithatë si shumë vende të tjera të Shqipërisë për shumë kohë edhe Tepelena u përball me situata të vështira, ndaj drejtimi i saj nga një miku im e i shumë tepelenasve ishte mundësi e artë…

Unë nuk flas si simpatizant i Tërmetit, por si një i ri me origjinë nga Tepelena, pikërisht nga ky qytet i cili më befason sa herë shkoj në të. Në Tepelenë nuk është e lehtë të të duan, por nëse tepelenasit zgjedhin të të duan, e bëjnë me zemër… Mbështetja madhështore dhe organzimi i një takimi jubilar në vetëm 24 orë kohë, tregoi dëshirën që qytetarët, banorët , komuniteti i kësaj bashkie ka për ecjen dhe rrugëtimin përpara të Tepelenës me në krye Tërmet Pecin. Në shumë vite mbështetës i shoqërisë civile, kam mësuar se sa e rëndësishme për mbarëvajtjen e një qyteti është forca e shembullit që drejtuesi i tij jep. Tërmeti i ka dhënë shumë Tepelenës, ndaj sot kam bindjen se të gjithë biem dakord se vlerat e vendosura me punë, nuk mund të ‘çdekretohen’ me fjalë!