Ish-kryeministri Fatos Nano, me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet. Nano ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano.

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

“Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot, ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj”.

A kanë legjitimitet një palë zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

“Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!”.

Një mesazh për socialistët dhe popullin e majtë.

“Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!”.

Një mesazh për opozitën.

“Të votojnë kundër lidershipit të vetë, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!” /dritare.net

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz